Bora e madhe, Policia e Kosovës kërkon kujdes nga pjesëmarrësit në trafik
Reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështirësi në qarkullim duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve.
Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilentë dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugë në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.
Postimi i plotë:
Policia e Kosovës kërkon kujdes nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik
Prishtinë, më 7 shkurt 2022
Reshjet e vazhdueshme të borës nëpër rrugët e vendit, potencialisht mund të paraqesin vështërsi në qarkullim duke zvogëluar dukshmërinë apo duke krijuar rrethana të pafavorshme për drejtuesit e automjeteve.
Policia e Kosovës kërkon dhe apelon që të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve të jenë më vigjilent dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugët tona në menyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.
Angazhime policore janë në proces për të garantuar rrjedhshmëri të trafikut dhe për për të parandaluar aksidentet.