
Bora e prillit zbukuron Baren e Shalës (foto)
06 prill 2025
| 13:19
Fshati Bare e Shalës ka zbardhur qysh në mëngjesin e sotëm pas borës së këtij fillim prilli.
Ky fshat që zakonisht mbushet me ngjyra të ngrohta pranverore, tani duket i mbështjellë nga një shtresë e bardhë.
Bare e Shales siç mund të shihni edhe në fotografitë, duket një peizazh tejet mahnitës krijuar nga dora e natyrës bashkuar nga pranvera dhe dimri!