Bora Gjorgjeviqi është edhe më faqezi se sa Goran Bregoviqi. Kurti po fshihet përballë këtij provokimi

22 gusht 2021 | 11:59

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar për performancën e këngëtarit serb, Bora Gjorgjeviq, në Leposaviq.

Krasniqi ka thënë se këngëtari serb, Bora Gjorgjeviq është shpallur në vitin 2012 si vojvod çetnik.

Gjorgjeviq së bashku me grupin e tij “Ribla Corba” ka performuar në një festival në Leposaviq.

“Për arsye se vjen me gradën e vojvodës çetnik, ai do të duhej të arrestohej në Leposaviq. Pse? Sepse lëvizja çetnike e Drazha Mihajlloviqit ka qenë lëvizje nazifashiste. Ndër të tjera, ka pasur një projekt për zhdukjen e shqiptarëve dhe ka bërë masakra në krahinën e Peshterit. Pse institucionet tona nuk guxojnë të bëjnë asgjë në veri, as me këtë rast?! Kryeministri Kurti, ministri Sfeçla, ministrja Haxhiu duhet të ndihen të gjallë e të mos fshihen përballë këtij provokimi. P.S. Kjo ngjarje e ndyrë nuk e minimizon provokimin me koncertin e Bregoviqit në Korçë. Në fakt vetëm sa tregon se sa zibidi jemi gjithkah! (Të pabrekë e hundëpërpjetë, si thotë një fjalë.)”, ka shkruar Krasniqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kjo e dielë ka rezultuar tragjike për pushuesit në plazhin…