Bora lë katër ditë pa energji elektrike Valbonën

29 dhjetor 2020 | 22:50

Nisja e reshjeve të dëborës, prej katër ditësh në parkun kombëtar të Valbonës ka shkaktuar probleme me furnizimin me energji.

Nga stuhite e forta të dëborës janë rrëzuar shtyllat dhe janë dëmtuar linjat në rrjetin e brendshëm.

Pa energji kanë mbetur edhe disa fshatra të thellë në njësinë administrative të Lekbibaj.

Temperaturat në këtë zonë janë mjaft të ulëta ndërsa trashësia e borës bën të pamundur çdo lëvizje. Punonjësit e OSHEE kanë shkuar në zonë, por siç mësohet nuk kanë mundur të rikthejnë energjinë për shkak të motit të keq dhe terrenit të vështirë. Të dielën, defekte pati edhe në Kukës dhe fshatrat përreth.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, do të vizitojë…