Borea në vend të Pejës në Superligë
28 gusht 2018
| 18:29
KB Borea do të zëvendësojë KB Pejën në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ky është vendimi që ka marrë Bordi Ekzekutiv i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Pas përjashtimit të Pejës, FBK-ja hapi konkurs për vendin e lirë në Superligë, ndërsa Borea aplikoi dhe i plotësoi kushtet e kërkuara.
“Miratohet aplikacioni i KB Borea Pejë në konkursin e WildCard për plotësimin e vendit të zbrazët në Superligën e Kosovës në basketboll për edicionin 2018/19 dhe KB Borea bëhet anëtari i tetë i Superligës. KB Borea do të jetë bartëse e të gjitha të drejtave të ekipeve të Superligës së Kosovës, si dhe e obligimeve të licencimit dhe regjistrimit për edicionin vijues”, thuhet në njoftimin e Bordit të FBK-së.