Bora shtynë për një orë fillimin e ndeshjes Zvicër – Kosovë
21 nëntor 2024
| 19:16
Ndeshja ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është shtyrë për shkak të reshjeve të mëdha të borës në Zvicër dhe problemeve të ekipit të Zvicrës për të qenë në kohë për këtë sfidë.
Federata e Basketbollit e Kosovës do të njoftojë me kohë sa i përket kësaj ndeshje.
Takimi është dashur të fillojë nga ora 19:30, kurse tash ndeshja pritet të fillojë nga ora 20:30