Bora zbardh Suedinë. Pamje të mahnitshme ( Foto/Video)
Në veri të Suedisë duket se sezoni i dimrit tashmë ka filluar dhe shërbimi meteorologjik ka lëshuar një paralajmërim portokalli.
Paralajmërimi i referohet acarim të nisur dhe erës së kombinuar me reshje bore në pjesë të brendshme të Norrbotten-it verior, raportojnë mediat lokale që citon noa.al.
Në disa qytete ka rënë shumë borë, kurse në Kiruna të Laplandës janë matur deri në 40 centimetra borë, që është sasia më e madhe në këtë pjesë të vitit në 118 vitet e fundit.
Trafiku lokal është pezulluar përkohësisht, si dhe autobusët e shkollave në qendër të Kiruna dhe Jukasjarvi.
Në pjesët jugore të Suedisë, megjithatë, bora është larg, kështu që në Skåne priten temperatura deri në 25 gradë deri në fund të kësaj jave.
SWEDEN – The Winter is coming early this year in Kiruna, with up to 40cm snow fall on September 20, 2023 pic.twitter.com/CjNYDdkGph
— Emeka Gift Official (@EmekaGift100) September 21, 2023