“Bora Zemani amplifikon dashurinë”, Ngjela: Fytyrën e ka të barabartë me kofshët

15 nëntor 2023 | 23:55

Avokati Spartak Ngjela foli në një intervistë i ftuar në emisonin “E diell” me moderator Edi Manushin rreth  jetës e tij personale dhe fëmijërisë.

Sakaq gjatë intervistës nuk munguan as komentet e tij pikante, të cilat u bënë virale në TikTok e Instagram. Ngjela i cili ka shprehur edhe më herët pëlqimin e tij për imazhin e prezantueses së njohur, Bora Zemani, komentoi në emision bukurinë e saj. I pyetur nga Edi Manushi se çfarë mendimi ka për Borën, avokati u përgjigj:

Spartak Ngjela: Bora Zemani ka unitet. Bukuria duhet të ketë unitet. Pastaj ka një një gjë e bukura si koncept ka ardhur nga bukuria e femrës. Bukuria është armoni. I ka të gjitha në armoni. Fytyrën e ka të barabartë me kofshët. Po të jesh piktor e kupton që ka harmoninë në të gjitha pjesët e trupit.

Moderatori: Po Rike Roçi?

Spartak Ngjela: Rike Roçi është bukuri që amplifikon seksi, ndërsa ajo tjetar është bukuri që amplifikon dashurinë.

VIDEO

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veprimtari dhe intelektuali i njohur, Xhafer Murtezaj, ka folur për…