Bordeaux bie në ligën e tretë të Francës, shkeli rregullat financiare

14 qershor 2022 | 21:51

Skuadra e madhe franceze, Bordeaux ka marrë një dënim brutal.

Skuadra e madhe franceze, Bordeaux ka marrë një dënim brutal.

Bordeaux do të duhet të luajë në ligën e tretë të Francës, duke filluar nga sezoni tjetër, përcjell lajmi.net.

Klubi francez është dënuar nga FFF pasi ka shkelur rregullat e Fair-Play Financiar.

Bordeaux do të kenë shtatë ditë kohë për të apeluar vendimin e marrë nga Federata Franceze e Futbollit.

Rregullat e shkelura lidhet me Federatën Franceze dhe janë problem i brendshëm i futbollit francez.

Pas rënies së Bordeaux në ligë të tretë, skuadra e Villefranche Beaujolais është promovuar në Ligue 2.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izraeli është akuzuar si përgjegjësi për vrasjen e dy shkencëtarëve…