
Bordeaux i shtohet garës për Krasniqin
01 gusht 2023
| 12:27
Ish-futbollisti i Ballkanit, Ermal Krasniqi mund t’i bashkohet Bordeauxit në Francë. Pas interesimit nga klubet arabe e ato jug-koreane, thuhet se Krasniqi mund të transferohet në Francë.
Sipas raportimeve nga mediumi rumun, “Prosport”, skuadra e Clujit ka marrë ofertë zyrtare për Krasniqin nga skuadra franceze, Bordeaux.
Klubi francez ka ofruar 2 milionë euro për transferimin e 24-vjeçarit nga Malisheva, por Cluji ka refuzuar menjëherë ofertën duke kërkuar 3 milionë euro. Megjithatë, negociatat janë duke u vazhduar dhe francezët pritet ta rrisin ofertën e tyre edhe për një milionë euro për të arritur qëllimin që ta transferoj sulmuesin kosovar.