Bordet e ndërmarrjeve publike duhet të jenë profesionale dhe jo politike
Prof. Astrit Dema PhD
-Reagim në përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit në NPL “Ngrohtorja e Qytetit” dhe KRM “Qabrati” – Gjakovë
Në radhë të parë dua të kuptohem drejtë, s’kam konkurruar në asnjë konkurs dhe se nuk kam asgjë personale me asnjërin nga të përzgjedhurit në bordet e këtyre ndërmarrjeve, të gjithëve ju uroj shëndet dhe punë të mbarë!
Reagimi im ka të bëjë kryesisht me përmbushjen e 2 (dy) kushteve ndoshta kruciare të parapara në konkurs:
1. Të ketë së paku 5 (pesë) vjet përvojë pune në nivel të lartë të menaxhimit në fushën e administrimit të biznesit, të financave kooperative, të menaxhimit të thesarit, të bankave, konsulent në biznes ose industri, ose nga fushat e tjera të shkencave, të ketë qenë kontabilist publik, jurist ose anëtar i kualifikuar i një profesioni tjetër, i cili ndërlidhet ngushtë më veprimtaritë afariste të NP-së,
2. Është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik, bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.
Ju lutem vetëm 1 (një) PYETJE kam:
1. Ka një nga të përzgjedhurit që i plotëson këto 2 (kushte)?
Të parën mund ta justifikojmë me angazhimet edhe në firmat e tyre private, por të dytën… duke e pasur të njohur që nga të përzgjedhurit ka bartës të funksioneve politike të tanishme (në partitë përkatëse) dhe kanë qenë të zgjedhur si kandidat nga partitë *ish asamblist (deri në vitin 2017).
Me të vërtetë kisha besim të plotë që të paktën në këtë Qeveri Komunale, bordet të jenë profesionale dhe jo politike, fatkeqësisht na mbetet të kemi shpresë që ndoshta dikur do t’i kemi…
(Autori është profesor dhe ekspert i çështjeve ekonomike)