“Bordi do të shkarkohet” – LDK paralajmëron veprim të ashpër ndaj ZRrE-së

11 prill 2025 | 21:31

Vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike nga ZRrE ka ndezur reagime të ashpra në skenën politike. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka paralajmëruar veprime të menjëhershme dhe të forta kundër bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se sapo të konstituohet Kuvendi i ri, LDK do të ftojë në raportim bordin e ZRrE-së dhe do të kërkojë revokimin urgjent të vendimit për rritjen e tarifës së energjisë për 16%.

“Do të paraqesim një rezolutë për shkarkimin e bordit. Nëse ka deputetë që përfaqësojnë interesin e qytetarëve, bordi do të shkarkohet”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo shton se në rast se bordi aktual nuk e shfuqizon vendimin, atëherë kjo do të bëhet nga bordi i ri, “pa asnjë dyshim”.

Deputetja e LDK-së ka akuzuar ZRrE-në për mungesë transparence dhe profesionalizmi, duke theksuar se është e papranueshme që nuk publikohen pasqyrat financiare të KEDS-it dhe KESCO-s, si dhe mungon një raport i saktë për tregtinë me energji dhe investimet në rrjet.

LDK kërkon një bord të ri – profesional, të pavarur dhe transparent, që do të mbrojë interesin e qytetarëve dhe jo të kompanive të mëdha energjetike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara nuk do të kryesojnë më Grupin e…