Bordi e shkarkon nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M ‘Çabrati’, Hadri thotë se u bë për interesa politike!
Berat Hadri është shkarkuar nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv në Kompaninë Regjionale të Mbeturinave ‘Çabrati’ në Gjakovë.
Hadri ka deklaruar se shkarkimi i tij erdhi nga Bordi i Drejtorëve të sapo emëruar. Madje sipas tij shkarkimi i tij u morë vendim që në mbledhjen e parë konstituive pa asnjë arsye, përpos interesave politike.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Më lejoni të ju informoj se sot kam pranuar njoftimin për shkarkimin tim nga pozita e Kryeshefit Ekzekutiv të K.R.M. “Çabrati” Sh.A.
Bordi i Drejtorëve të cilët sapo janë emëruar, në mbledhjen e parë konstituive të formimit të tyre, menjëherë kanë marrë vendim për shkarkimin tim nga detyra e punës pa asnjë arsye, “Arsyet janë të ditura, për çështje dhe interesa politike”.
Siç duket dikujt po i pengon suksesi i arritur i Ndërmarrjes për periudhën 15 muajshe sa udhëheqa këtë institucion, sukses ky që K.R.M. “Çabrati” Sh.A. nuk i’a doli ta arrijë për 20 vite pas luftës.
I vetmi arsyetim mund të jetë suksesi i menaxhimit të mirëfilltë dhe që zhvatësit nuk patën mundësi që të shtrijnë rrjetin e tyre për të zhvatur edhe këtë Ndërmarrje, në të cilën që nga 1 tetori 2018 e deri më sot nuk kishin mundësi ndërhyrje të keqpërdorimeve siç i kanë bërë dhe janë mësuar t’i bëjnë.
Për fund i falenderojë të gjithë punëtorët e Ndërmarrjes KRM “Çabrati” Sh.A, për punën dhe bashkëpunimin e tyre gjatë periudhës së menaxhimit tim.
Sinqerishtë,
Berat Hadri