Bordi i AGK-së diskuton planet dhe projektet për tremujorin e fundit të këtij viti
01 tetor 2021
| 14:11
Bordi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), sot mbajti mbledhjen e radhës, ku prezent fillimisht ishin 7 nga 9 anëtarët.
Kryetari i Bordit, Xhemajl Rexha, i njoftoi anëtarët më në detaje për takimet e zhvilluara me ambasadorë të organizatave ndërkombëtare në Kosovë, memorandumet e nënshkruara me Kolegjin AAB dhe forumZFD.
Në takim u diskutua për aktivitetet që parashihen të zbatohen në muajt në vazhdim, si dhe u ngrit nevoja që gazetarët, kameramanët dhe fotoreporterët të kenë një akreditim të vetëm institucional, për të kryer më lehtë detyrat e tyre.