Bordi i AKP-së vendosi për shitjen e 32 aseteve të ndërmarrjeve shoqërore

01 shtator 2022 | 11:06

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjes nr. 59, e cila ka gjithsej 32 asete. Gjithashtu, shqyrtoi dhe miratoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 57 dhe tenderit publik për disa asete të luajtshme të ndërmarrjeve shoqërore.

Bordi i AKP-së ka shqyrtuar edhe planin dinamik të punës së Komisionit të Banesave dhe si rezultat i intensifikimit të punës së Komisionit për shitjen e Banesave u miratuan raportet e shitjeve për 30 banesa.

Bordi miratoi raportin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave të punëtoreve për 20 për qind të katër ndërmarrjeve shoqërore. Në këtë takim Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportin e komisionit për vlerësimin e performancës së menaxhmentit të AKP-së për periudhën gusht – dhjetor 2021.

Gjatë kësaj mbledhje Bordi pranoi raportin me kërkesat e komunave për tërheqje të aseteve nga shitja sipas propozimeve të tyre për interes publik.

Po ashtu Bordi i AKP-së diskutoi raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore “Brezovica”, e cila është nën administrimin e AKP-së.

Po ashtu, Bordi i Drejtorëve i AKP-së shqyrtoi dhe miratoi edhe disa Rregullore të punës, përfshirë Rregulloren për qiradhënien e aseteve të NSH-ve dhe rregulloren për përgjegjësitë e bordit të përkohshëm dhe drejtorit menaxhues të ndërmarrjes Shoqërore “Inex Sharr Planina”, Brezovicë. Në vijim Bordi shqyrtoi dhe aprovoi raportin gjashtëmujor për këtë vit mbi aktivitetet e Njësisë së Auditimit të Brendshëm.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi edhe kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për pëlqim/konfirmim për mos pengim të zhvillimit të projektit në objektin e FFK-së.

Më tutje Bordi miratoi raportet e shpërndarjes për kreditorët e ndërmarrjeve shoqërore GJI097 NSh “N.T.Sh. Tregtia” dhe PRN078 Kombinati i Pambukut “YUMCO”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë të enjten…