Bordi i Aleancës Kosovare të Biznesit: Kosova duhet të themelojë Bursën e Kapitalit
Bordi i Aleancës Kosovare të Biznesit mbajti takimin e rregullt të fund vitit 2023 ku diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës, mes të tjerëve ishte Ligji i ri i Administratës tatimore të Kosovës ATK, Ligji i Fondit Sovran në Kosovë, Tregtia e brendshme në Kosovë dhe Raporti i aktiviteteve të AKB-së.
Bordi i AKB-ës miratoi raportin e aktiviteteve dhe tha se informaliteti në Kosovë është i lartë dhe Ligji i ATK -së sa do që është i mirë, nëse nuk zbatohet profesionalisht ai dëmton konkurrencën e drejtë në Kosovë.
“Fondi Sovran i Kosovës duhet themeluar nga teprica e buxhetit jo të ndahet buxhet shtesë dhe Bordi udhëheqës mos të jetë politik por profesional dhe i pavarur nga politika. Ekonomia e brendshme ka nevojë ndër të tjerat për themelimin e Bursës e cila fuqizon kapitalin dhe siguron investimet në sektorë të ndryshme në Kosovë”, thuhet ne njoftim.
“AKB-ja i kërkon Qeverisë së Kosovës të procedon sa më shpejtë ligjin për Bursën e kapitalit në vitin 2024 si mundësi e re e zhvillimit ekonomik vendor dhe ndërkombëtar ashtu siç e kanë shumë vende në Ballkan dhe në Evropë”, thuhet më tej në njoftim.
Në takim ishin Agim Shahini Kryetar i AKB-së, Suat Berisha nënkryetar, si dhe anëtarët e Bordit udhëheqës: Xhevdet Rexhepi Viva Fresh Store, Shkëlzen Jusaj Petrol Company, Haziz Tafaj Agrokosova Holiding, Arianit Koci Koci&Vokshi, Ahmet Kuqi Solid dhe Isak Tusha IMI-COP.
Njoftimi i plotë i AKB-së: