Bordi i BQK-së zgjodhi prof. Bashkim Nurbojën kryetar të Bordit të BQK-së
Bordi i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës ka zgjedhur Bashkim Nurbojën për Kryetar të Bordit të BQK-së.
Z. Nurboja është Profesor Universitar në fushën e ekonomisë, me doktoratë të përfunduar në Universitetin e Lubjanës – Fakulteti Ekonomik. Në punim të doktoratës ka trajtuar industrinë bankare. Nurboja, magjistraturën e ka përfunduar në Angli në Universitetin Staffordshire, si dhe studimet për Biznes i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.
Bashkim Nurboja ka publikuar punime të ndryshme shkencore në revista shkencore në lidhje me industrinë bankare. Po ashtu, ka marr pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare me fokus për financa.
Zt. Nurboja është Profesor në Fakultetin e Biznesit në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe ka qenë pjesë të projekteve të ndryshme të Bashkimit Evropian.
Z. Nurboja pason kryetarin e deritashëm Flamur Mrasorin, të cilit i ka përfunduar mandati.