Bordi i Drejtorëve të KRU ‘Prishtina’ pranon dorëheqjen e kryeshefit ekzekutiv, Ilir Abdullahu
Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, ka shkarkuar kryeshefin ekzekutiv Ilir Abdullahun dhe në vend të tij përkohësisht është emëruar Kapllan Parduzi.
Sipas kompanisë, ky vendim është marr pas kërkesës së këtij të fundit për lirim nga detyra.
“Pas pranimit të rekomandimeve të mbledhjes së fundit të Komitetit të Auditimit të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit ‘Prishtina’, për marrje të masave ndaj kryeshefit ekzekutiv në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve të KRU ‘Prishtina’, kryeshefi ekzekutiv gjatë mbledhjes së Bordit të Drejtorëve me t’u ballafaquar me këto rekomandime dhe vlerësim jo të kënaqshëm të performancës ka reflektuar dhe ka kërkuar lirim nga detyra e kryeshefit ekzekutiv të KRU ‘Prishtina’.
Për rrjedhojë, Bordi i Drejtorëve ka aprovuar kërkesën për dorëheqje të kryeshefit ekzekutiv, duke e falënderuar atë për kontributin e dhënë në ndërmarrje dhe në të njëjtën kohë i rekomandon ekzekutivit që të merren me sistemimin e Abdullahut në ndonjë pozitë brenda ndërmarrjes i cili do ta ketë mundësinë që të kontribuojë edhe më tej në fushë veprimtarinë e kompanisë”, thuhet në njoftimin e kompanisë.
KRU “Prishtina” tregon se në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv emëron Kapllan Parduzn, deri në përfundimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e kësaj pozite.