Bordi i FBK-së ia ndalon gjyqtarëve nga Kosova të ndajnë drejtësinë në Ligën Ballkanike

28 dhjetor 2023 | 15:07

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e fundit për këtë vit ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin e Kosovës, ndërsa ka miratuar draft plane të shumta, kurse është miratuar edhe kërkesa e KB Pejës të luajë në Ligën Ballkanike. Gjithashtu, FBK-ka ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova.

Bordi i FBK-së ka vendosur si në vijim: E ka miratuar Raportin e Aktiviteteve për vitin 2023, Raportin Financiar për periudhën janar-nëntor 2023, Draft-planin e Veprimit për vitin 2024, Draft-planin e Marketingut 2024, Draft-planin Financiar 2024. Ndërsa ka vendosur të hapë konkurs për organizim të Final 8 Kupës së Kosovës prej datës 28 dhjetor 2023 deri më 8 janar 2024, kurse ka miratuar plotësim-ndryshimet në Rregulloren për Financa të FBK-së. Ky bord ka vendosur ta shtyjë fillimin e stinorit pranveror në Superligën e Femrave.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin zyrtares për Integritet në Sport në FBK, Vlora Brahës (SPOC Person), derisa Adriatik Rracin, menaxher i Përfaqësueseve të Kosovës, e ka emëruar në pozitën e zëvendëssekretarit të Përgjithshëm në FBK. Ndërkohë Driton Obërtincën emërohet në pozitën e Koordinatorit të Përfaqësueseve të Reja të Kosovës. Po ashtu, e ka miratuar pjesërisht kërkesën e KB 3×3 Prishtina si dhe kërkesën e basketbollistit të Kosova 3×3, Bardh Rexha. “Bordi i FBK-së e ka miratuar kërkesën e KB Peja për të luajtur në Ligën Ballkanike. E ka refuzuar kërkesën e Ligës Ballkanike për delegimin e personave zyrtarë të ndeshjeve nga Kosova”, thuhet në njoftimin e FBK-së.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar disa gjetje në…