Bordi i KRU ‘Gjakova’ e largon përkohësisht nga puna kryeshefin Hasan Krasniqi

27 mars 2025 | 11:40

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” e ka larguar përkohësisht nga puna kryeshefin e kësaj kompanie, Hasan Krasniqi.

“Për kohën e largimit të përkohshëm nga puna, komform nenit 74 të Ligjit të Punës, i punësuari kompensohet në lartësi prej 50 për qind të të ardhurave personale”, është thënë në vendim.

Më tutje është thënë se largimi i përkohshëm nga puna vlen për 6 muaj maksimumi.

Krasniqi është arrestuar më 18 mars, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

No description available.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gara mbarëkombëtare e basketbollit që zhvillohet ndërmjet klubeve të Kosovës…