Bordi i KRU ‘Prishtina’ u ndanë mirënjohje nëntë punëtorëve të pensionuar për kontributin e tyre
Duke e marë për bazë situatën në të cilën ndodhet aktualisht vendi ynë, shqetësimin dhe sfidat në përballjen me virusin e panjohur për njerëzimin COVID-19, gjatë ditës së sotme në përkrahje të menaxhmentit dhe të të gjithë të punësuarve të KRU “Prishtina” sh.a. qëndroi dhe mbajti takim edhe Bordi i Drejtorëve të ndërmarrjes.
Ata, si çdoherë shprehën vullnetin e tyre që tu dalin në ndihmë qytetarëve/konsumatorëve, përmes mbështetjes së ofruar punëtorëve dhe menaxhmentit të lartë të kompanisë në ofrimin e shërbimeve.
Edhe pse kohë e vështirë, drejtorët e bordit përgjatë takimit gjetën një moment të veçantë që tu japin nga një mirënjohje nëntë punëtorëve të pensionuar duke i falënderuar për kontributin e tyre dhënë ndër vite në ujësjellësin e Prishtinës.
Bordi i Drejtorëve të KRU “Prishtina” sh.a. bashkërisht me stafin e ujësjellësit janë duke e zbatuar secilën masë parandaluese të përhapjes së koronavirusit bazuar në vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ata, në të njejtë kohë u sigurojnë të punësuarve përkrahje për ta tejkaluar këtë sfidë dhe u dërgon mesazh të qartë konsumatorëve se furnizimi me ujë të pijshëm dhe cilësorë do të jetë në krojet tuaja pandërprerë, me përjashtim të rasteve/defekteve në rrjet që mund të ndodhin papritur e që do mund të detyrohemi të ndërprejmë për kohë të caktuar, deri në sanime.
Bashkërisht do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!
Kujdes të shtuar por, assesi panik!