Bordi i KRU “Prishtina” zgjedh kryeshefin ekzekutiv

10 shtator 2022 | 23:21

Arsim Fetahu është zgjedhur Kryeshef Ekzekutiv i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit Prishtina.

Siç bën të ditur Bordi i KRU “Prishtina”, Fetahu mori 28.3 pikë nga 40 gjithsej duke u vlerësuar si kandidati më i suksesshëm për këtë pozitë nga panelistët.

Tutje, në njoftimin e nënshkruar nga kryetarja e Bordit, Teuta Ukshini-Aliu thuhet se: kandidatët e pakënaqur me këtë vendim mund të ushtrojnë ankesë në KRU “Prishtina”, në afatin prej tetë ditëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në zyrë sot…