Bordi i “Liria ka emër” mban konferencë të jashtëzakonshme për medie
17 nëntor 2020
| 13:25
Bordi drejtues i “Liria ka emër” do të mbajë sot një konferencë të jashtëzakonshme për medie.
“Sot, e martë, 17 nëntor 2020, në ora 14:00, Bordi i ‘Liria ka emër’ mban konferencë të jashtëzakonshme për media”, është bërë me dije në në njoftim.
“Liria Ka Emër” është një platformë e re e cila ka si synim të japë kontributin e saj në debatin e rihapur mbi rrugëtimin tonë si shoqëri drejt lirisë dhe mbi vlerat që duhet të jenë ideali i shoqërisë tonë dhe themel i shtetit të Kosovës.