Bordi i Man Utd ka shkarkuar Solskjaerin, pritet vetëm zyrtarizimi nga klubi anglez

21 nëntor 2021 | 09:09

Bordi drejtues i Manchester Unitedit thuhet se ka marrë vendim gjatë të shtunës mbrëma për ta shkarkuar trajnerin Ole Gunnar Solskajer.

Humbja e fundit turpëruese nga Watford me rezultat 4-1 si duket ka mbushur kupën e drejtuesve të Old Trafford, pasi Unitedi gjendet tashmë larg garës për titull në Ligën Premier.

Bordi i klubit thuhet se ka vendosur të shkarkojë trajnerin Solskjaer pas pesë orësh bisedime të brendshme.

Klubi anglez tani po punon për kompensimin dhe marrëveshjen me shkrim me Solskjaer, pasi thuhet se do të jetë ‘marrëveshje reciproke’.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka njoftuar policinë se i është djegur shtëpia…