Bordi i MCC-së aprovon 236.7 milionë dollarë për Kosovën, reagojnë Kurti dhe Rizvanolli
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se Korporata e Mijëvjeçarit (MCC) ka aprovuar marrëveshjen e kompaktit për Kosovën në vlerë prej 236. 7 milionë dollarësh.
Kurti ka thënë se ky do të jetë investimi më i madh energjetik që ka ndodhur në Kosovë deri sot.
“Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për trancizionin tonë të energjisë. Falënderime të veçanta për dy ekipet tona për punë e shkëlqyer. Miqtë, partnerët, Aleatët”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter”.
Grateful for @MCCgov Board decision to approve the $236.7M Compact agreement. This is the largest energy investment in 🇽🇰 to date. It will help lay the foundation for our just energy transition. Special thanks to both our teams for the great work. Friends. Partners. Allies. 🇽🇰🇺🇸
— Albin Kurti (@albinkurti) July 1, 2022
Edhe ministrja Artane Rizvanolli, ka reaguar, duke e ka konsideruar këtë vendim si lajm të mrekullueshëm.
“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik. Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata!”, ka shkruar ajo.