Bordi i përkohshëm i KEK-ut, propozon revitalizimin e Termocentralit “Kosova A”

24 qershor 2020 | 21:19

Bordi i përkohshëm i KEK-ut, ka propozuar revitalizimin e Termocentralit “Kosova A”, si dhe ka marr vendim për përkrahjen e të rejave dhe të rinjve me bursa dhe trajnime

“Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KEK sh.a. në mbledhjen e mbajtur sot, e mërkurë, 24 Qershor 2020, ka marrë një sërë vendimesh. Fillimisht është diskutuar hartimi i strategjisë së KEK-ut, me objektivë të parë re-vitalizmin dhe modernizimin e Termocentralit “Kosova A”, dhe si rrjedhojë bordi është dakorduar për fillimin e procedurave për studimin paraprak të fizibilitetit. Bordi ka përcaktuar edhe objektivin tjetër për përmbushjen e përgjegjësive mjedisore duke synuar pajisjen me lejen e integruar mjedisore sipas legjislacionit në fuqi dhe në përputhje me standardet mjedisore”, thuhet në komunikatë n e KEK-ut.
Sipas kë saj komunikate, në takimin e sotëm bordi i përkohshëm njëzëri u pajtua që të krijohet një fond për 20 bursa universitare dedikuar për të rejat dhe të rinjtë nga Republika e Kosovës që studiojnë në degët deficitare dhe strategjike për KEK-un.
“Në këtë takim gjithashtu është vendosur që si përkrahje ndaj Komunës së Obiliqit dhe asaj të Fushë Kosovës, të themelohet një program në Qendrën e Trajnimeve të KEK-ut për trajnimin e 100 të rejave dhe të rinjve të cilët kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale në lëmitë përkatëse deficitare për KEK-un. Në fund, bordi u pajtua për angazhimin zyrtar të konsulencës së USAID-it për të ndihmuar në hartimin e strategjisë së ndërmarrjes, si dhe ngritjen e kapaciteteve në sektorin e burimeve njerëzore, zyrës ligjore, prokurimit dhe sektorë të tjerë të KEK-ut”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anthony Martial ka shkëlqyer me het-trik në triumfin e Manchester…