Bordi i RTK-së kompleton menaxhmentin e transmetuesit publik

03 nëntor 2020 | 13:21

Pas një procesi të hapur dhe transparent, me propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati, Bordi i RTK-së, ka emëruar dy zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorin e Televizionit, drejtorin e kanalit në gjuhën serbe dhe drejtorin e Radios.

Zëvendësdrejtor të përgjithshëm u emëruan Mentor Shala dhe Lorik Arifaj. Drejtor i televizionit u emërua Festim Kabashi, drejtor i kanalit në gjuhën serbe u emërua Zhelko Tvrdishiq dhe drejtor i Radios u emërua Ernest Luma.

Me këto emërime u kompletua menaxhmenti i RTK-së, i cili për shkak të mungesës së anëtarëve të Bordit nuk kishte arritur të kompletohej deri më tash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City është duke u përgatitur për transferimin e Leo…