Bordi i RTK-së pas shkarkimit: Vendimi i shumicës parlamentare, politik dhe antiligjor

08 korrik 2021 | 14:29

Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) ka reaguar pas shkarkimit nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Ky bord e ka quajtur politik dhe antiligjor vendimin për shkarkim nga ana e shumicës parlamentare në Kuvend.

Bordi i shkarkuar i RTK-së ka paralajmëruar se do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim.

Reagimi i plotë i Bordit të RTK-së:

Veprimi i sotëm i shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës për shkarkimin e Bordit të RTK-së është  politik, antiligjor dhe paraqet ndërhyrje flagrante në punën e transmetuesit publik.

Ky vendim është goditje e rëndë ndaj vlerave demokratike dhe lirisë së mediave.

Arsyetimi i shumicës parlamentare për shkarkimin e Bordit të RTK-së nuk ka asnjë argument faktik, përpos motivit të qartë politik. Bordi aktual ka qenë një ndër bordet më profesionale, i përbërë nga emra të njohur të fushës akademike dhe të mediave.

Bordi i RTK-së do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për ta kundërshtuar këtë vendim arbitrar.

Bordi i RTK-së i bën thirrje organizatave vendore dhe ndërkombëtare të cilat merren me mbrojtjen e lirisë së mediave që të reagojnë ndaj këtij vendimi politik dhe arbitrar  të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Agron Bruqi është transferi më i ri i skuadrës…