Bordi i RTK-së reagon lidhur me rastin e ‘Klan Kosovës’
Bordi i Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ka bërë me dije se është duke ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit në lidhje me rastin e “Klan Kosovës”.
“Ju bëjmë thirrje institucioneve që të respektojnë procedurat dhe të drejtën e ankimimit, duke u angazhuar për të sqaruar situatën ligjore dhe administrative dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme në përputhje me procedurat dhe legjislacionin e zbatueshëm në Kosovë”, është thënë në reagimin e bordit të RTK-së.
Po ashtu, bordi ka inkurajuar Komisionin e Pavarur për Media (KPM) të pres përfundimin e procesit ankimor në organet përgjegjëse.
“Gjithashtu inkurajon punonjësit e ‘Klan Kosovës’ që të vazhdojnë punën e tyre me përkushtim, duke mbajtur parasysh misionin e tyre në informimin e publikut në mënyrë objektive dhe profesionale. Bordi gjithashtu vlerëson lartë lirinë e mediave dhe lirinë e shprehjes si një ndër themelet kyçe të demokracisë!, është thënë në këtë reagim.