Bordi i Transparencës në Shqipëri e ul çmimin e naftës
18 qershor 2022
| 15:49
Bordi i Transparencës në Shqipëri e uli çmimin e naftës të shtunën, pas një rekordi prej 265 lekësh për litër, që e kishin përcaktuar në mbledhjen e fundit.
Tashmë nafta do të shitet 249 për litër, sërish çmim ky i lartë në raport me çmimin e naftës para pak javësh, por edhe në raport me vendet e tjera të rajonit.
Benzina, nga ana tjetër, do të shitet 236 lekë për litër, ndërsa gazi 86 lekë për litër.
Këto çmime hyjnë në fuqi më 18 qershor.