Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji shqyrton një varg pikash
06 prill 2020
| 10:31
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka mbajtur mbledhjen e dytë me radhë pa praninë e mediave. Në rend ka pasur 14 pika. Përveç miratimit të raportit të punës për vitin 2019 u shqyrtuan edhe kërkesat e disa shoqërive për shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së autorizimit. Gjithashtu, është bërë edhe shqyrtimi i rregullës për taksat dhe ankesat e konsumatorëve.