Borë dhe acar – Parashikimi i motit për nesër e pasnesër
11 janar 2025
| 23:58
Mot më i acartë me reshje dëbore po pritet ditën e diel dhe të hënë.
Do të fryjë dhe erë më e ftohtë veriore me hove deri në 13m/s. Në pjesë të vendit do të regjistrohen ditë të akullta, me maksimale prej vetëm -2C e -3C, e ato minimale zbresin deri në -6C.
Të reshurat pritet të pushojnë gjatë ditës së martë, por mbeten ende më shumë vranësira mbi vend dhe përgjatë ditës së mërkurë. Maksimalet shënojnë një rritje të lehtë në 1C e 3C, njofton Mendimi për Motin.