Borë e shi, ky është parashikimi i motit për katër ditët e ardhshme
Mot i ndryshueshëm ditëve të ardhshme. Nga e premta kohëpaskohe me shi. Java e ardhshme mund të sjellë reshjet e borës edhe në vise të ulëta.
26.11 – Kryesisht vranët në mëngjes me shi, e në vise të larta malore priten edhe reshje bore. Ditën mbetet mot me vransira, por me erë. Vende-vende edhe me riga shiu.
27.11 – Kryesisht me vransira. Në perëndim të vendit me mundësi për riga lokale shiu.
28.11 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me mundësi për riga lokale shiu.
29.11 – Kryesisht me vransira, kohëpaskohe me reshje lokale shiu. Në mbrëmje më ftohtë, e reshjet e shiut përzien apo edhe shndërrohen në borë.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 1C deri 5C, e maksimalet pas një rritje të enjten në 10C, zbresin në 7C të premten, e në fundjavë sërish shënojnë rritje në 12C.
Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugu e juglindja 4-12m/s, e të premten me hove edhe deri në 16m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies së thellë në fundjavë.