Borë në Korçë
11 dhjetor 2019
| 10:32
Në Dardhë të Korçës reshjet e borës kanë vazhduar gjatë natës duke bërë që trashësia të arrijë deri në 20 cm në lartësinë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit.
Aktualisht rruga që lidh Korçën me Dardhën është duke u pastruar dhe nuk ka probleme me qarkullimin.
Autoriteti rrugor dhe subjektet kontraktore kanë punuar gjatë natës për të mbajtur hapur të gjitha akset nacionale dhe për të mos krijuar probleme e vështirësi në qarkullim, raporton “TCh”.