Borell: Disa vende anëtare të BE, po planifikojnë që të njohin shtetin e Palestinës në maj

10 maj 2024 | 19:06

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell ka deklaruar se disa vende të Bashkimit Europian po planifikojnë që të njohin një shtet të ri palestinez në mbledhjen e OKB-së në datën 21 maj, të këtij viti.

Sipas Borell, 21 maji është dita ku, Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe disa vende të tjera anëtare do të njihnin shtetin e Palestinës, i cili sipas tij është një veprim simbolik i një natyre politike, me vullnetin që ai shtet të ekzistojë.

Ky është një veprim simbolik i natyrës politike. Me shumë se njohjen e një shteti, kjo ka të bëjë me vullnetin që ai shtet të ekzistojë”,– tha Borrell.

Radioja spanjolle RNE raporton gjithashtu se Borell ka lënë të kuptojë se edhe Belgjika do të ndjekë po këtë hap të vendeve pararendëse për njohjen e Palestinës.

Kujtojmë se në mars të këtij viti, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, deklaroi se Spanja dhe Irlanda, së bashku me Slloveninë dhe Maltën, ishin pajtuar për të ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez përkrah shtetit izraelit, duke nënvizuar se zgjidhja me dy shteteve është thelbësore për paqe afatgjatë.

Thirrjet për një armëpushim dhe për një përfundim të përhershëm të konfliktit palestinezo-izraelit janë rritur, sidomos pas numrit në rritje të viktimave civile, si pasojë e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës kundër Hamasit, grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Në kahun tjetër, Izraeli ka thënë se planet për njohjen e Palestinës përbëjnë vlerësim për terrorizëm dhe se kjo do t’i kufizonte mundësitë për zgjidhjen e konfliktit në Gazë përmes bisedimeve.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të mbështesë kërkesën e palestinezëve për t’u bërë vend anëtar me të drejta të plota i OKB-së, dhe ta dërgojë atë në Këshillin e Sigurimit për rishqyrtimin e kësaj çështjeje pozitivisht, këtë të premte.

Transmetuesi shtetëror i Irlandës, RTE, raportoi të enjten se Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta kanë qenë duke e pritur votimin e OKB-së dhe se kanë menduar ta njohin së bashku atë më 21 maj.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, tha se vendi i tij do ta njohë shtetësinë e Palestinës deri në muajin qershor.

Shteti i Palestinës deri më tani është njohur nga 139 vende nga 193 vende anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 80.000 njerëz u larguan nga qyteti Rafah i Gazës…