Borell, Ramës: Shqipëria do ketë gjithmonë mbështetjen tonë për anëtarësimin në BE

27 qershor 2023 | 20:37

Përfaqësuesi i BE-së, Josep Borrell u shpreh ditën e sotme pozitivisht për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ai tha se vendi ynë ka bërë progres e se janë të vendosur të vazhdojnë edhe më tej me negociatat.

‘Kënaqësi që jemi këtu në Bruksel. Jam i lumtur të shoh që Shqipëria ka bërë progres, dhe jemi të vendosur të vazhdojmë më tej me negociatat. Mbështetja e popullit shqiptar, që e kam vënë theksin, është që duhet të bashjëpunojmë me të gjithë grupet e interesit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria ka qenë në harmoni të plotë .. Shqipëria do ketë gjithmonë mbështetjen tonë për anëtarësimin në BE. ‘-tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania zë një peshë të rëndësishme në valën e madhe…