Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili po ndërmjetëson takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar në ‘Twitter’ para pak minutash duke thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.
Borell ka thënë se pas punës së bërë përmes “diplomacisë fluturuese”, sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për Aneksin e Implementimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve.
The eyes of the EU & the Western Balkans are on Ohrid today.
After intense shuttle diplomacy between Belgrade and Pristina, we will discuss with @predsednikrs and @albinkurti the implementation annex – an integral part of the Agreement on the path to normalisation of relations. pic.twitter.com/Z8xJB7I75j
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 18, 2023