Borës në festën e ditëlindjes ia këndojnë “Kush të ndau prej meje” ky është reagimi i saj
Këtë vit ndryshe nga herët e tjera ditëlindja e moderatores së njohur Bora Zemani ka qenë në vëmendjen e çdo medie rozë.
Si fillim mori rëndësi droni i cili mbërriti në shtëpinë e “Big Brother VIP” ku shkruhej data e saj e lindjes “9 janar!”.
E më pas u publikua kjo video në rrjetin social Instagram, në të cilën shfaqen këngëtarët Klajdi Haruni e Bruno, teksa shihet ky i fundit duke i kënduar këngën e Shpat Kasapit “Kush të ndau prej meje”.
Moderatorja ka reaguar menjëherë, ku gjatë këndimit të kësaj këngë ajo tenton të largohet nga këngëtari.
Kjo video ishte realizuar në një festë të organizuar nga një mike e saj, në të cilën merrnin pjesë emra të njohur të showbiz-it shqiptar si Inis Gjoni, Semi Jaupaj e plot të tjerë.
Moderatorja ka shpërndarë ditën e djeshme një foto në rrjetin e saj social Instagram, ku shprehej: “Sot është dita e fundit si vajzë e vogël se nesër do rritem.