Boris Johnson thotë se marrëveshja për Brexit është e mundur
Boris Johnson ka deklaruar se ka një mënyrë për të arritur një marrëveshje të re të Brexit, pasi mbrojti vendimin për pezullimin e Parlamentit për pesë javë.
Kryeministri ka vlerësuar se shumë njerëz donin një marrëveshje, por ai ishte i përgatitur të dalë edhe pa një të tillë, nëse është “absolutisht e nevojshme”.
Parlamenti nuk do të rifillojë punën deri në 14 tetor, tre ditë para një samiti të rëndësishëm në lidhje me Brexit me liderët e BE-së.
Disa deputetë protestuan kundër pezullimit të Parlamentit, duke mbajtur në dorë mesazhe “Heshtje”, ndërsa bërtisnin kundër Kryeministrit:“Turp për ty”.
Por, Johnson kundërshtoi pretendime e deputetëve kundërshtare, duke thënë se ky ishte një sulm ndaj demokracisë dhe se partive opozitare iu dha shansi për një zgjedhje para afatit të Brexit në 31 tetor.