Boris Johnsoni do të shkojë sërish në Ukrainë

24 korrik 2022 | 09:59

Kryeministri britanik Boris Johnson thuhet se po planifikon një udhëtim të tretë në Ukrainë përpara se të largohet nga detyra për t’i thënë lamtumirë presidentit Volodymyr Zelensky.

Johnson ka qenë mbështetës i vendosur i rezistencës së Ukrainës kundër pushtimit rus dhe ka fituar simpati nga populli i saj.

Siç shkruajnë mediet britanike, të premten Johnsoni pati një telefonatë me Zelenskyn.

Një burim i brendshëm tha: “Ai me të vërtetë po ndien barrën e përgjegjësisë duke qenë mbështetësi më i madh i [Z. Zelensky]…

Ai shpreson ta shohë përsëri përpara se të largohet nga detyra”.

Zëdhënësi i kryeministrit nuk deshi të komentonte mbi ‘udhëtimet hipotetike në Ukrainë’ kur u pyet të enjten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar fotografia e viktimës së vrarë në Baks të…