Boris Johnsoni: Putini ka kaluar kufirin e barbarizmit
23 mars 2022
| 22:54
Kryeministri britanik, Boris Johnson, tha sot se presidenti rus Vladimir Putin e ka kaluar kufirin e barbarizmit.
Sipas tij, Perëndimi “nuk do të hezitojë t’i shtojë edhe më shumë sanksionet kundër Rusisë dhe do t’i ofrojë ndihmë edhe më të madhe ushtarake Ukrainës për mbrojtje”. /Epoka e re/