Boris Johnsoni zbulon masat e mëdha lehtësuese

23 qershor 2020 | 15:28

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar se njerëzit në të gjithë Anglinë do të jenë në gjendje të shkojnë në restorante dhe kafeteri, sallone të flokëve, muze dhe kinema nga 4 korriku, në relaksimin më domethënës të kufizimeve që kur u vendosën tre muaj më parë.

“Falë përparimit tonë ne tani mund të shkojmë më tej dhe në mënyrë të sigurtë të lehtësojmë bllokimin në Angli”, ka thënë ai.

Johnsoni ka shtuar se nga 4 korriku, dy familje me çfarëdo madhësie tani do të ishin në gjendje të takoheshin “në çdo mjedis brenda ose jashtë”.

Rregullat e tanishme lejojnë vetëm grupe deri në gjashtë persona të takohen jashtë, duke mbajtur distancën prej larg 2 metrave.

Ai ka thënë se ndërsa njerëzit ende duhet të mbajnë distancë 2 metra kur është e mundur, rregulli do të reduktohej në 1 metër kur është e nevojshme, raporton “CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian (BE) mund të mbeten…