Borissovi: Zaevin e këshillova të mos japë dorëheqje
18 tetor 2019
| 12:24
Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, ka theksuar se e ka këshilluar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev të mos dorëhiqet, pavarësisht se vendi nuk arriti dot të marrte një datë për fillimin e bisedimeve me Bashkimin Evropian (BE).
“I thashë kryeministrit maqedonas Zoran Zaev që të mos parashtrojë dorëheqjen”, ka deklaruar Borissovi mbrëmë pas takimit të liderëve evropian në Bruksel.
Ai ka thënë se mbi këtë temë ka folur gjatë me Zaevin, shkruan “TCh”. “Kisha një bisedë të gjatë me te dhe i thashë që të mos parashtroj dorëheqjen”, ka thënë Borissovi.