Borrell: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor

06 tetor 2021 | 12:04

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka thënë se Bashkimi Evropian nuk është e plotë pa vendet e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka shkruar se është koha që të bashkohemi për të ndërtuar një Evropë më të fortë.

“Ne duhet të mbajmë një proces të besueshëm zgjerimi. BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor . Tani është koha të bashkohemi në ndërtimin e një Evrope më të fortë. Samiti i sotëm BE-Ballkan Perëndimor jep këtë perspektivë të qartë”, ka shkruar Borrell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti spanjoll Pau Gasol, një nga ikonat e këtij sporti,…