Borrell dënon mbështetjen e Iranit ndaj Rusisë

20 dhjetor 2022 | 20:29

Shefi i politikave të jashtme të Evropës, Josep Borrell dënoi mbështetjen e Iranit për luftën e Rusisë  në Ukrainë, por tha se BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin me të për rikthimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

“Takim i domosdoshëm me Ministrin e Jashtëm iranian Hossein Amirabdollahian në Jordani në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve Iran-BE”, ka shkruar Borrell në rrjetin social “Twitter” përpara një konference rajonale të organizuar nga Jordania, shkruan Reuters.

“Theksuam nevojën për të ndaluar menjëherë mbështetjen ushtarake për Rusinë dhe represionin e brendshëm në Iran. U pajtuam se duhet të mbajmë të hapur komunikimin dhe të rivendosim JCPOA në bazë të negociatave të Vjenës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nora Gjakova ka mbetur pa medalje në Mastersin e Jerusalemit…