Borrell: Është koha për të përmbyllur dialogun Kosovë-Serbi
Shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell ka thënë se pas dhjetë vjet bisedimesh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka ardhur koha e përmbylljes së këtij procesi.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se BE-ja është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
“10 vjet më parë, takimi i parë i Dialogut Beograd-Prishtinë u zhvillua në Bruksel. Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, është koha për të përmbyllur procesin. BE është duke punuar me palët në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit që do të hapë rrugën për të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Borrell.
10 years ago, the 1st Belgrade-Pristina Dialogue meeting took place in Brussels. We have come a long way, it’s time to conclude the process.🇪🇺is working with the Parties on a comprehensive normalization agreement that will open the way for both #Serbia & #Kosovo’s European future
— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) March 9, 2021