Borrell, Kurtit: Na duhet heqja e plotë e tarifave

12 mars 2020 | 18:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka pranuar një letër nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Sipas zyrës për medie të kryeministrit, Borrell në letrën e tij është shprehur i kënaqur me kryeministrin, duke thënë se marrëdhënien me BE-në e ka vënë si punë të tijën kryesore. “Ngjashëm, unë e mirëpres synimin tuaj për vazhdimin e reformave të domosdoshme që ta shtyni përpara sundimin e ligjit, zhvillimin ekonomik dhe qeverisjen e mirë në Kosovë. Këto janë elemente kyçe për të ardhmen tuaj”, ka thënë Borrell.

Ai ka përmendur edhe dialogun me Serbinë, duke kërkuar heqjen e plotë të tarifave.

“Unë e mirëprita njoftimin tuaj javën e kaluar për tarifat, që paraqet hap të parë të mirë në drejtim të duhur. Neve na duhet heqja e plotë e tarifave. Në këtë kontekst unë pajtohem plotësisht me ju se marrëveshjet e kaluara dhe obligimet e mbetura duhet të zbatohen plotësisht. Serbia, sikur Kosova, duhet t’i përmbushë zotimet për zbatimin e atyre marrëveshjeve”, ka thënë mes tjerash Borrell.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taulant Dajaku është optimist se skuadra e Ferizajt mund të…