Borrell mirëpret sanksionet e ShBA-së ndaj serbëve të Kosovës
09 dhjetor 2021
| 11:54
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka mirëpritur sanksionimin e disa serbëve nga Kosova, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se ky është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor.
“Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, ka shkruar Borrell.