Borrell: Pa vonesë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse në dialogun Kosovë-Serbi
17 korrik 2024
| 20:29
Josep Borrell, përfaqësues i Lartë evropian, pas një takimi që zhvilloi sot në Bruksel me ministrin e jashtëm serb, Marko Gjuriq, ka kërkuar që dialogu të përfundojë “pa vonesë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve në përputhje me acquis e BE-së dhe të drejtën ndërkombëtare”.
Ai po ashtu ka kërkuar që Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja në mirëbesim dhe në frymën e kompromisit.
“Prioriteti kryesor është të ecim përpara me zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
“Borrell kujtoi se rruga përkatëse evropiane e Kosovës dhe Serbisë kalon përmes dialogut”.