Borrell përmend Thaçin: EULEX-i e arrestoi derisa ishte president

14 dhjetor 2022 | 14:08

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka përmendur arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Gjykata Speciale, gjatë një fjalimi të tij në Forumin për Drejtat e Njeriut me temën “Ndaloni mosndëshkimin – Rruga drejt llogaridhënies dhe drejtësisë”.

Duke folur për mekanizmat që po krijon BE-ja për zgjidhje të post-konflikteve në vende të ndryshme, ai përmendi edhe Kosovën dhe Dhomat e Specializuara në Hagë.

“Ne po krijojmë mekanizma të veçantë për zgjidhjet post-konfliktit dhe këtu dua të përmend Kosovën, Dhomat e Specializuara të Kosovës. Misioni ynë policor në Kosovës (EULEX) ishte i ngarkuar për ta arrestuar derisa ai ishte president dhe e dërguan atë në Amsterdam për t’u përballur me drejtësinë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Panairi i Librit të Vjetër, të Rrallë dhe të Përdorur,…